Lajme nga Bota

Raul Castro dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Komuniste

Raul Castro dorëhiqet nga udhëheqja e Partisë Komuniste

Raul Castro ka dhënë dorëheqjen si kryetar i Partisë Komuniste të Kubës.

Ky vendim nënkupton fundin e udhëheqjes së familjes Castro në Kubë që prej 1959-ës, kur vëllai i tij Fidel Castro nisi sundimin.

89-vjeçari Raul Castro në hapjen e Kongresit të Tetë të partisë në pushtet në Kubë dha lajmin e dorëheqjes.

“Për aq sa të jetoj, unë do të jem i gatshëm që të mbroj shtetin, revolucionin dhe socializmin me më shumë forcë se kurrë më parë”.

Raul Castro e mori detyrën nga i vëllai në 2008-ën.

Atij i njihet arritje e marrëveshjes me ish-presidentin amerikan Barack Obama në 2014-ën.