Lajme nga Bota

Rasti i rrallë/ Mbajti në bark për 9 vjet fetusin e palindur, vdes gruaja në Nju Jork

Rasti i rrallë/ Mbajti në bark për 9 vjet fetusin e palindur,
Një grua vdiq nga kequshqyerja pasi mbajti një fetus të palindur për rreth nëntë vjet brenda trupit të saj.
Gruaja, me origjinë nga Kongo, vizitoi mjekët në Nju Jork duke u ankuar për ngërçe në stomak, dispepsi dhe një zhurmë gurgullimë pas ngrënies. Skanimet zbuluan se 50-vjeçarja kishte një 'fëmijë guri', një fetus i kalcifikuari i cili i kishte ngjeshur zorrët. Kjo gjë që iu atribuua një aborti nëntë vjet më parë.

Fenomeni i rrallë ndodh kur një fetus që po zhvillohet jashtë mitrës vdes gjatë shtatzënisë dhe nuk largohet nga trupi. Një ndërlikim i shtatzënisë që ka ndikime të rënda afatgjata në shëndetin e nënës.
Pacientja refuzoi trajtimin, duke thënë se besonte se gjendja e saj shëndetësore ishte e lidhur me një 'magji' që dikush i bëri asaj në Afrikë. Ajo vdiq 14 muaj pasi mbërriti në Shtetet e Bashkuara. Mjekët thanë se ajo vdiq nga kequshqyerja e rëndë, ose uria.

'Fëmija prej guri' vazhdonte të ngjeshte zorrët. Kjo shkaktoi bllokime, që do të thotë se trupi i saj nuk ishte më në gjendje të thithte lëndë ushqyese jetike, duke çuar në mungesë urie dhe kequshqyerje.
Në këto raste, vdekja mund të jetë shkaktuar përfundimisht nga degradimi i indeve që çon në arrest kardiak ose aritmi kardiake. Shkaqe të tjera përfshijnë një infeksion, i shkaktuar nga një sistem imunitar i dobësuar.