Lajme nga Bota

Rasti Cuomo/ FoxNews kundër CNN! Nuk pezullohet njeri nga puna pse ndihmon familjen kushdo qoftë arsyeja

Rasti Cuomo/ FoxNews kundër CNN! Nuk pezullohet njeri nga puna pse ndihmon

CNN ka vendosur të pezullojë një nga drejtuesit e tij, Chris Cuomo, vëllain e ish-guvernatorit të Nju Jorkut, ky i fundit i akuzuar për ngacmime seksuale.

Chris Cuomo ka ndihmuar të vëllain me dokumente dhe këshilla dhe pas kësaj prove CNN vendosi pezullimin e menjëhershëm nga puna të tij.

Cështjet e ngacmimeve seksuale janë në kohët më të nxehta në Amerikë, që pas lëvizjes “Me too”.

Por Fox Neës, një media partizane dhe agresive ka mbajtur qëndrim ndaj CNN duke e quajtur më shumë sesa të korruptuar nga politika.

View this post on Instagram

A post shared by Fox News (@foxnews)

Gazetari Tucker Carlson që në një reagim të kujton se shprishjen e profesionit të gazetarit e ka nisur Amerika e para thotë: “Kur themi se media është e korruptuar nuk themi se është vetëm prej politikës, çështja është më e thellë se kaq. Rregulli kryesor në jetë është se detyrimi i parë i gjithkujt është ndaj familjes së tij. Detyrimi kryesor nuk është as ndaj shtetit, as ndaj ndonjë partie madje as ndaj karrierës personale. Detyrimi kryesor është ndaj njerëzve me të cilët je i lidhur nga gjaku. Nëse këta njerëz kanë nevojë, qofshin ata guvernatorë shteti apo edhe njerëz të tmerrshëm, do t`i ndihmosh këta gjithsesi sepse janë familja jote. Chris Cuomo mund të jetë një idiot, dhe është, por të paktën ai e ka kuptuar këtë”.