Lajme nga Bota

Raketat ruse godasin dy pallate në Odesa, 17 të vdekur

Raketat ruse godasin dy pallate në Odesa, 17 të vdekur

Deri tani numri i viktimave nga sulmi me raketa në Odesa ka shkuar në 17 persona. Mes tyre katër janë fëmijë.

Goditja ndodhi rreth orës 2 të mëngjesit. Pas kësaj ngjarje banorët e tjerë të zonës u këshilluan nga forcat ukrainase të gjenin vendstrehim të sigurt nën tokë.

Njëra raketë goditi një ndërtesë banimi nëntëkatëshe, tjetra në një qendër rekreative.

Ky është sulmi i dytë brenda një kohe të shkurtër që ndodh në qendra me përqendrim të madh të civilëve.

Në fillim të kësaj jave, dy raketa ruse X-22 goditën një qendër tregtare të mbushur me njerëz në qytetin qendror të Ukrainës Kremenchuk, duke vrarë të paktën 18 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.

Ministria ukrainase e mbrojtjes tha se sulmi ishte planifikuar qëllimisht që të përkonte me orët më të ngarkuara të qendrës tregtare dhe të shkaktonte numrin maksimal të viktimave.