Raketat e Hamas rrezikojnë ambasadën shqiptare në Izrael
Raketat e lëshuara nga militantët e Hamas në drejtim të territorit izraelit kanë venë në rrezik ambasadën Shqiptare në shtetin hebre. Raketat që kanë goditur Ramat Gan, zonës ku përfaqësia diplomatike ka shqiptare ka selinë për fat të mirë nuk kanë shkaktuar dëme në njerëz apo dëme serioze materiale.
Ambasada shqiptare ka reaguar me këtë deklaratë në rrjetet sociale duke i bërë eko mesazhit të ambasadës austriake që u rrezikua gjithashtu: “Goditje raketash në Ramat Gan, pranë ambasadës shqiptare gjithashtu, midis breshërive të mëdha në Izraelin qendror.
Shumë të shqetësuar nga sulmet pa kriter nga Hamasi në Izrael. Civilët nga të gjitha anët duhet të mbrohen dhe kjo situatë shpërthyese duhet të de-përshkallëzohet”
Rocket strike in Ramat Gan, close to the Albanian Embassy too, amid heavy barrages on central Israel.
— Albania in Israel (@AlEmbassyIsrael) May 15, 2021
Very concerned by the Indiscriminate attacks by Hamas on Israel. Civilians on all sides must be protected and this explosive situation must de-escalate. https://t.co/30dHqtvwWd
Tiranapost.al