Kompania britanike HAIPP ka publikuar 10 qytetet evropiane që kanë aromë më të ndjeshme.
Hulumtimi përfshiu 30 qytete në Evropë dhe më gjerë.
Qytetet vlerësohen në bazë të pastërtisë, numrit të luleshitësve, furrtarëve dhe parfumeve. Time Out shkruan se Athina e Greqisë zuri vendin e parë ndër qytetet më aromatike në botë.
Ky qytet historik dhe një nga kryeqytetet më të vjetra në botë mori një rezultat 8.3 nga 10, falë furrave të shumta dhe dyqaneve të tij që nxjerrin nota aromatike.
Gjithashtu, Athina është një parajsë lulesh, me 31 luleshitës dhe 22 parfumeri në 10 kilometra katrorë, që do të thotë se një aromë delikate qëndron në çdo cep të qytetit.
Cilat qytete të tjera janë në listë?
Në vend të dytë është Parisi dhe në vendin e tretë Zyrihu i Zvicrës, për shkak të aromës së ‘baguettes’ dhe rrugëve të pastra.
Përveç tyre, kjo listë përfshin Dublinin (Irlandë), Luksemburgun, Nikosinë (Qipro), Kopenhagën (Danimarkë), Bukureshtin (Rumani), Valletën (Maltë) dhe Amsterdamin (Holandë).