Lajme nga Bota

Qarkullimi në zonat urbane/ Parisi heq 70.000 vende parkimi, ja pse

Qarkullimi në zonat urbane/ Parisi heq 70.000 vende parkimi, ja pse

Autoritet e qytetit të Parisit kanë lajmëruar se deri në fund të vitit do të kenë suprimuar 70,000 vende parkimi prej 140,000 të cilat ekzistojnë aktualisht në kryeqytetin francez. Qëllimi i kësaj iniciative në dukje anti-produktive është që të lirojë hapësirën për rrugët historike të qytetit të cilat janë të ngushta dhe për të shtuar cilësinë e jetës të banorëve në lagjet qendrore të qytetit.

Gjithashtu, synohet që me këtë nisëm të dekurajohet qarkullimi me automjet çka mundëson arritjen e objektivave klimatikë për luftën kundër ngrohjes globale.

“Nuk mund të përdorim më 50% të hapësirës që qytetit për vetëm 13% të qytetarëve që zgjedhin të qarkullojnë në qytet me makinë. Duhet të lirojmë hapësirat për t’i dhënë hapësirë frymëmarrjeje qytetit tonë”- është shprehur David Beillard, nënkryetari i Bashkisë së Parisit.

Tiranapost.al