Putin uron Trump për betimin dhe shpreh gatishmërinë për të folur për Ukrainën

E Martë 21 Janar 2025, 09:50
TiranaPost
Presidenti rus Vladimir Putin ka uruar presidentin e SHBA në ditën e betimit.
Në një fjalim televiziv foli për fitoren bindëse të Trump, rezistencën ndaj atentatit që iu bë dhe pranoi gjithashtu ftesën e Trump për të rifilluar kontaktet me Rusinë dhe idenë e Trump për të bërë gjithçka që është e mundur për të parandaluar një luftë të tretë botërore.
Kreu i Kremlinit shtoi se është i hapur për dialog me administratën Trump për luftën në Ukrainë, jo për armëpushim, por për një paqe të përhershme.
“Natyrisht, ne do të mbrojmë interesat e Rusisë”, tha Putin, duke ritheksuar synimet e tij mbi Ukrainën.