Putin: S’kemi asnjë problem me Finlandën dhe Suedinë, por me zgjerimin e NATO-s

E Hënë 16 Maj 2022, 15:04
TiranaPost
Presidenti Vladimir Putin ka deklaruar së fundmi se Rusia nuk ka asnjë problem me Finlandën dhe Suedinë, por se zgjerimi i NATOS do të sillte një reagim të menjëhershëm nga Kremlini.
Në një samit të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO) të udhëhequr nga Rusia, Putin thotë se zgjerimi i Natos është problem për Rusinë dhe është në interes të SHBA-së.
Më herët Zëdhënësi i Kremlinit Dimitri Peskov deklaroi se po vëzhgon nga afër ofertat e Suedisë dhe Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n.
“Kjo është një çështje serioze, një çështje që ngre shqetësimin tonë dhe do ta ndjekim me shumë kujdes”, tha ai.