Lajme nga Bota

Putin “shënjestron” kundështarin e radhës: Rrjetet sociale nxisin protesta, drogë dhe prostitucion

Putin “shënjestron” kundështarin e radhës: Rrjetet

Pas një dy-mujorshi të ngarkuar me protesta kundër Kremlinit dhe regjimit të tij, presidenti rus Vladimir Putin ka folur nga Moska për rëndësinë që ka sipas tij rikthimi në një internet që "mbron normat shoqërore dhe moralin."

Presidenti rus ka thënë se në formën e tyre aktuale rrjetet sociale instrumentalizohen nga forca të errëta për të shtyrë të rinjtë drejt protestave, substancave narkotike dhe prostitucionit, duke sinjalizuar se do të shtyjë miratimin e ligjeve që do të shtojë regulacionet dhe do të censurojë aktivitetet e rrjeteve sociale.

Deklaratat e Putin vijnë pasi më shumë se 10.000 protestues në mbarë Rusinë janë arrestuar dhe shpënë në pika përqëndrimi, sepse mbështesnin kundërshtarin e tij politik Alexei Navalny. Protestat kundër tij ishin kryesisht të organizuara në rrjetet sociale. Gjithashtu, shtimi i restriksioneve përkundrejt rrjeteve sociale që e kanë bazën në SHBA si Facebook dhe Twitter mund të jetë një formë “shpagimi” përkundrejt Amerikës e cila iu bashkua BE-së në sanksione ekonomike dhe ndalim-udhëtimi për personat e lidhur me regjimin e Putin.

Por, paradoski qëndron në faktin se platforma sociale më e lirë dhe e hapur për përdoruesit që duan të organizohen në rrjete intime është pikërisht “Telegram” i cili është krijuar dhe drejtohet nga një kompani ruse. Nuk dihet nëse masat eventuale të Putin do të preknin edhe këtë platformë që shpeshherë ka qenë vendi i përqëndrimit të individëve dhe grupeve me pikëpamje esktreme të cilët janë përjashtuar nga rrjetet e tjera sociale.

Tiranapost.al