Lajme nga Bota

Putin kërcënon Perëndimin: Kemi armët bërthamore më të jashtëzakonshme, që mund të godasin objektivat tuaja

Putin kërcënon Perëndimin: Kemi armët bërthamore

Presidenti rus, Vladimir Putin paralajmëroi vendet perëndimore sot se ekziston një rrezik i vërtetë i luftës bërthamore nëse dërgojnë trupat e tyre për të luftuar në Ukrainë dhe se Moska kishte armët për të goditur objektivat në Perëndim. Duke iu drejtuar parlamentit dhe anëtarëve të tjerë të elitës së vendit, Putin përsëriti akuzën e tij se Perëndimi është i prirur për të dobësuar Rusinë dhe se liderët perëndimorë nuk e kuptonin se sa e rrezikshme mund të ishte ndërhyrja e tyre në atë që ai i cilësoi si punët e brendshme të Rusisë.

"(Kombet perëndimore) duhet të kuptojnë se ne kemi gjithashtu armë që mund të godasin objektivat në territorin e tyre. E gjithë kjo kërcënon vërtet një konflikt me përdorimin e armëve bërthamore dhe shkatërrimin e qytetërimit. A nuk e kuptojnë ata", tha Putin.