Puthja e sikletshme e Macron me ministren e Sportit që ka shkaktuar zhurmë në rrjet
E Mërkurë 31 Korrik 2024, 12:04
TiranaPost
Fotot e presidentit francez Emmanuel Macron duke përqafuar fort ministren e tij të Sporteve, Amelie Oudea-Castera gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike të Parisit, janë bërë virale në mediat sociale.
Oudea-Castera, 46 vjeç, duket sikur e ka drejtuar puthjen drejt qafës së Macron.
Gabriel Attal, Kryeministri i Francës, pranë tyre, është duke i vështruar.
'Gabriel Attal, duhet të gjejë një vend tjetër’.
'Është i dashuri që po e puth kështu? E turpshme”, tha një tjetër.
“Më duket e pahijshme kjo foto, nuk është e denjë për presidentër dhe ministra”, ka komentuar një përdorues i tretë në X.
Fotoja u bë një temë e madhe diskutimi në mediat sociale pasi revista franceze Madame Figaro e vuri në kopertinë.