Lajme nga Bota

Pse u nda Kim nga Kanye? Ja çfarë thuhet në dokumentin e divorcit

Pse u nda Kim nga Kanye? Ja çfarë thuhet në dokumentin e

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë vendosur të divorcohen pas 6 viteve martesë për një shkak: Dallime të papajtueshme! Kështu thuhet të paktën në dokumentin zyrtar ku është paraqitur kërkesa për tu divorcuar nga ana e Kim. Sipas mediave amerikane, mes dy palevë është rënë dakord ligjërisht që çifti të ketë kujdestari të përbashkët ligjore dhe fizike mes katër fëmijëve. North, Chicago, Saint, dhe Psalm.

Në dokument, Kim thekson se shkaku i shkaku i divorcit është: Dallimi i papajtushëm dhe ndërkaq ka kërkuar të ndërpresë mbështetjen si bashkëshorte për Kanye.

Ka ende disa çështje që të dy duhet të ndajnë, mes tyre ajo e pronave.

Pse u nda Kim nga Kanye? Ja çfarë thuhet në dokumentin e

Kim dhe Kanye jetuan kohët e fundit ndarazi. Sipas të afërmve të Kim, ajo e dinte që martesa kishte marrë fund prej kohësh por qëndroi me Kanye në një shtëpi për hir të fëmijëve. Të shumtë janë ata që aludojnë se Kanye nuk është më në gjendje të mirë të shëndetit mendor dhe kjo ka shkaktuar jo në pak raste debate të mëdha në familje, duke çuar deri në divorc.

*Tiranapost.al.