Lajme nga Bota

Pse është koronavirusi kaq vdekjeprurës?

Pse është koronavirusi kaq vdekjeprurës?

Ne jemi përballur me kërcënime virale më parë, përfshirë pandemitë, megjithatë bota nuk është mbyllur për çdo infeksion të ri ose sezon gripi.

Por çfarë ka ndryshe me këtë koronavirus? Cilat janë çuditë e biologjisë së tij që paraqesin një kërcënim unik për trupat dhe jetën tonë?

Pse është koronavirusi kaq vdekjeprurës?

Mjeshtër i mashtrimit

Në fazat e hershme të një infeksioni virusi është në gjendje të mashtrojë trupin.

Koronavirusi mund të jetë i shfrenuar në mushkëritë tona dhe rrugët e frymëmarrjes, megjithatë sistemi ynë imunitar mendon se gjithçka është në rregull.

"Ky virus është i shkëlqyeshëm, ju lejon të keni një fabrikë virale në hundën tuaj dhe të ndiheni plotësisht mirë", thotë Prof Paul Lehner nga Universiteti i Kembrixhit.

Qelizat e trupit tonë fillojnë të lëshojnë kimikate të quajtura interferone pasi të rrëmbehen nga një virus dhe ky është një sinjal paralajmërues për pjesën tjetër të trupit dhe sistemit imunitar.

Por koronavirusi ka një "aftësi të mahnitshme" për të fikur këtë paralajmërim kimik tjotë Prof Lehner, "e bën aq mirë sa nuk e dini as që jeni i sëmurë".

Ai thotë se kur shikoni qelizat e infektuara në laborator nuk mund të kuptoni se ato janë infektuar dhe megjithatë testet tregojnë se ata "ulërijnë me virus" dhe kjo është vetëm një nga "kartat" që mund të luajë virusi.

Sillet si një vrasës “godit dhe vrapo”

Sasia e virusit në trupin tonë fillon të arrijë kulmin një ditë para se të fillojmë të sëmuremi.

Por duhet të paktën një javë para se Covid të përparojë në pikën ku njerëzit kanë nevojë për trajtim spitalor.

"Kjo është një taktikë me të vërtetë e shkëlqyer evolucionare, ju nuk shkoni në shtrat, dilni dhe kaloni mirë", thotë Prof Lehner.

Pra, virusi është si një shofer i rrezikshëm që ikën nga vendi i ngjarjes, virusi ka kaluar te viktima tjetër shumë kohë para se të shërohemi ose të vdesim.

Është i ri dhe trupat tanë janë të papërgatitur

E mbani mend pandeminë e fundit? Në vitin 2009 kishte frikë të madhe rreth H1N1, gripit të derrit.

Sidoqoftë, doli se nuk ishte aspak vdekjeprurëse siç parashikohej.

Ekzistojnë katër koronavirusë të tjerë njerëzorë, të cilët shkaktojnë simptoma të zakonshme të ftohjes.

Prof Tracy Hussell nga Universiteti i Mançesterit, tha: "Ky është një i ri, kështu që ne nuk mendojmë se ka shumë imunitet paraprak".

Risia e Sars-CoV-2, për t'i dhënë emrin zyrtar, mund të jetë "mjaft tronditës për sistemin tuaj imunitar".

Ndërtimi i një mbrojtje imune nga e para është një problem i vërtetë për njerëzit e moshuar, pasi sistemi i tyre imunitar ngadalësohet.

Bën gjëra të veçanta dhe të papritura për trupin

Covid fillon si një sëmundje mushkërish (edhe atje bën gjëra të çuditshme dhe të pazakonta) dhe mund të prekë të gjithë trupin.

Prof Mauro Giacca, nga King's College London, thotë se shumë aspekte të Covid janë "unike" për sëmundjen.

Ai thotë se virusi bën më shumë sesa thjesht shkatërron qelizat e mushkërive, por i korrupton edhe ato. Qelizat janë parë duke u shkrirë së bashku në qeliza masive dhe keqfunksionuese të quajtura syncytia.

Dhe ne jemi më të shëndoshë se sa duhet

Covid është më i keq nëse jeni i shëndoshë, pasi rritet rreziku e nevoja për kujdes intensiv, ose vdekje. Kjo është e pazakontë.

Yndyra e depozituar në të gjithë trupin, në organe si mëlçia, shkakton një shqetësim metabolik i cili duket se bashkohet keq me koronavirusin.

Pacientët obezë kanë më shumë të ngjarë të kenë nivele më të larta të inflamacionit në trup.

*BBC