Protestuesit në Paris djegin institucione dhe bllokojnë aeroportin

E Premte 24 Mars 2023, 08:48
TiranaPost
Dy vitet e shtyrjes së moshës së pensionit kanë ngjallur pakënaqësi tek francezët. Prej më shumë se 10 ditësh janë ngritur në protesta. Orët e fundit situata ka degraduar.
Në Paris protestuesit kanë bllokuar aeroportin.
Në aeroportin Charles de Gaulle avionët nuk po ulen.
Përplasjet me policinë kanë qenë të dhunshme.
Kurse në Bordo protestuesit i kanë vënë flakën Bashkisë.