Lajme nga Bota

Propozimi i Komisionit Europian për karikuesit e telefonëve që ndoshta të gjithë e kemi 'vuajtur'

Propozimi i Komisionit Europian për karikuesit e telefonëve që

Çdo pajisje, me një karikues të veçantë. Ndërrim i shpeshtë dhe në kërkim të një karikuesi origjinal që të mos marrë fishën me vete kudo që shkon. Të gjithë mund t'i kenë të njohura këto, por KE vjen me një propozim:

Prodhuesit e pajisjeve elektronike do të detyrohen të krijojnë një zgjidhje universale të karikuesve për telefonët dhe pajisjet e vogla elektronike. Ky është një rregull i ri i propozuar nga Komisioni Europian.

Çfarë do të thotë kjo?

Prodhuesit do të detyrohen të krijojnë një karikues universal për pajisjet e vogla elektronike, me qëllimin që të zvogëlojë mbetjet, duke inkurajuar konsumatorët të ripërdorin karikuesit ekzistues kur blejnë një pajisje të re.

Më e plotë:

Të gjithë telefonat Smart të shitur në BE duhet të kenë karikues universal USB-C.

Reagimet nga kompanitë:

Apple ka paralajmëruar se një veprim i tillë do të dëmtonte novacionin. Gjiganti i teknologjisë është prodhuesi kryesor i telefonave inteligjentë ku karikuesi është i personalizuar vetëm për iPhone, pari seritë e iPhonëve përdorin një lidhje "Lightning" të prodhuar vetëm nga Apple.

Shumica e telefonëve Android vijnë me pajisjen USB të karikimit mikro-B, ose tashmë janë zhvendosura në standardin më modern USB-C.

Modelet e reja të iPad dhe MacBook përdorin fisha karikimi USB-C, siç bëjnë modelet e telefonave të nivelit të lartë nga prodhuesit e njohur Android si Samsung dhe Huawei.

Ndryshimet do të zbatoheshin për fishën e karikimit në trupin e pajisjes, ndërsa fundi i kabllit që lidhet me një prizë mund të jetë USB-C ose USB-A.

Rregullat e propozuara do të zbatohen për:

-telefonat inteligjentë

-tableta

-kamera

-kufje

-altoparlantë portativë

-tastiera për video-lojëra

Produkte të tjera duke përfshirë kufjet, orët inteligjente dhe gjurmuesit e fitnesit nuk u morën parasysh për arsye teknike të lidhura me madhësinë dhe kushtet e përdorimit. Propozimi gjithashtu standardizon shpejtësinë e karikimit që do të thotë që pajisjet e afta për karikim të shpejtë do ngarkohen me të njëjtat shpejtësi.

Politikanët e BE-së kanë bërë fushatë për një standard të përbashkët për më shumë se një dekadë, me studimin e Komisionit që vlerëson se kabllot e karikimit të hedhura dhe të papërdorura gjenerojnë më shumë se 11,000 ton mbeturina në vit. Në Bashkimin Evropian, rreth 420 milion telefona celularë dhe pajisje të tjera portative elektronike u shitën vitin e fundit.

Personi mesatar posedon rreth tre karikues të telefonave celularë, nga të cilët ata përdorin rregullisht vetëm dy.

Megjithatë, mund të kalojnë disa vite para se propozimet të hyjnë në fuqi.

*Artikulli i BBC përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.