Prindërit padisin Tiktok për vdekjen e dy vajzave të moshës 8 dhe 9 vjeç

E Enjte 7 Korrik 2022, 13:14
TiranaPost
4 prindër ngritën një padi kundër kompanisë TikTok në Gjykatën e Los Anxhelosit për vdekjen e vajzave të tyre 8 dhe 9-vjeçare.
Prindërit e vajzave kanë akuzuar kompaninë se algoritmi i platformës së saj u ka ofruar fëmijëve me qëllim përmbajtje të rrezikshme, siç është Sfida e Blackout. Dy vajzat, në fakt, vdiqën vitin e kaluar pasi provuan sfidën.
Padia përsërit gjithashtu se TikTok nuk ndërmori asnjë veprim domethënës për të ndaluar ato video ose për të paralajmëruar fëmijët dhe prindërit.