Lajme nga Bota

Princi William flet për të vëllain Harry për herë të parë pas 6 vitesh

Princi William flet për të vëllain Harry për herë

Princi William ka përmendur publikisht Princin Harry për herë të parë pas gjashtë vitesh, duke treguar një kujtim fëmijërie në dokumentarin e tij të ardhshëm, i cili do të transmetohet më 30 dhe 31 tetor. Princi i Uellsit kujton kohën kur Princesha Diana e çoi atë dhe vëllain e tij për të vizituar një strehë për të pastrehët më shumë se 30 vjet më parë. "Nëna ime më mori Harryn dhe mua në The Passage. Unë isha rreth 11 ose ndoshta 10 vjeç në atë kohë. Nuk kisha qënë në asnjë vend si ai më parë dhe isha pak në ankth se çfarë më priste. Por nëna, si gjithmonë, na bëri të ndiheshim të relaksuar, duke bërë shaka me të gjithë"

Në dokumentar, William viziton të njëjtën organizatë bamirësie ku nëna e tij e mori për herë të parë atë dhe Harry-n si fëmijë. Princi i Uellsit kujton "Mendova se ishte shumë e trishtueshme të mos kishe një shtëpi, por ishte e mahnitshme se sa i lumtur ishte ai mjedis”.