Princi Harry humbet gjyqin: Shkurtohen fondet për mbrojtjen e tij në Britani
E Mërkurë 28 Shkurt 2024, 14:04
TiranaPost
Princi Harry ka humbur një sfidë në Gjykatën e Lartë kundër qeverisë britanike për nivelin e mbrojtjes së tij kur ai ndodhet në Mbretërinë e Bashkuar.
Duka i Sussex-it dështoi të anulonte një vendim i cili pa statusin e tij të sigurisë të ulet pasi ai hoqi dorë nga detyrat mbretërore.
Avokatët e tij argumentuan se kishte padrejtësi në mënyrën se si u mor vendimi. Djali i dytë i Mbretit nisi sfidën ligjore pasi iu tha se nuk do t'i jepej më "e njëjta shkallë" e mbrojtjes së financuar nga publiku kur të ishte në vend.