Lajme nga Bota

Princ Harry mund të ketë fatin e Edward VIII. Historia ç’ndodhi me familjen mbretërore shumë vite më parë

Princ Harry mund të ketë fatin e Edward VIII. Historia

Një regjisor me lidhje të ngushta me familjen mbretërore ka treguar se Harry dhe Meghan Markle rrezikojnë të lihen ‘në errësirë’ dhe të harrohen në një mënyrë të ngjashme me Edward dhe zonjën e tij Simpson.

Nick Bullen, Themeluesi i True Royalty TV, bëri krahasimin midis Princit Harry dhe xhaxhait të tij të madh Edward VIII, i cili hoqi dorë nga froni në vitin 1936 dhe shkroi një kujtim mbretëror vite më vonë.

Princ Harry mund të ketë fatin e Edward VIII. Historia

Në një intervistë për Fox News ai tha se Duka dhe Dukesha e Sussex mund të përfundojnë duke qenë thjesht dy njerëz të thjeshtë dhe madje mund të mos ftohen më as si mysafirë nëse do të vazhdojnë të qëndrojnë larg familjes mbretëtore të princit Harry.

Princ Harry mund të ketë fatin e Edward VIII. Historia

Princ Harry mund të ketë fatin e Edward VIII. Historia

Edward, vëllai i Mbretit VI dhe xhaxhai i Mbretëreshës, hoqi dorë nga titulli dhe froni – pasi ai ra në dashuri me Wallis Simpson. Ajo ishte e martuar disa herë më parë dhe ishte amerikane. Pas debateve, dhe largimit të tij nga froni, çifti u largua drejt Francës ku jetuan deri kur ndërruan jetë.

Princ Harry mund të ketë fatin e Edward VIII. Historia

Prodhuesi i dokumentarëve dhe fitues i disa çmimeve bëri krahasimin para lancimit të një prej programeve të tij që eksploron ngjashmëritë midis Harry dhe Edward VIII.

Ai tha se fakti që Edward dhe Wallis Simpson u lanë komplet jashtë është një paralajmërim që edhe për Harry-n dhe Meghan mund të ndodhë e njëjta gjë, edhe pse për momentin vetë ata kanë preferuar të qëndrojnë jashtë, por pa humbur asnjë nga eventet e mbajtura e duke ruajtur prestigjin mediatik.

“Mund të duket shumë larg nga tani, por mendoj se kjo do të ndodhë. Çfarë do të ndodhë me Harry dhe Meghan dhjetë vjet më pas? A do të jenë të njëjtët yje dhe me plot admirues që mund të kenë tani? Disa historianë kanë sugjeruar se kjo nuk ka gjasa të ndodhë. Leksioni më i madh nga dokumentari im është që Edward dhe Wallis u kthyen në asgjë për familjen mbretërore, 'u zbehën në errësirë', duke u shndërruar përfundimisht në 'lojtarë të vegjël' dhe 'mysafirë të pakëndshëm' në darkat në New York".

Dhe ndërsa Princi Harry dhe Meghan Markle kan% peshë në botën e showbizit tani, kineasti sugjeroi se mund të mos jetë gjithmonë kështu.

'Sa kohë do të qëndrojë prestigji i Harry dhe gruas së tij Meghan Markle?' tha ai.

Të gjithë sytë kanë qenë tek Princi Harry dhe Meghan Markle që nga vendimi i tyre në vitin 2020 për të dhënë dorëheqjen nga posti i lartë mbretëror dhe për t'u transferuar në Kanada, dhe më pas në Montecito në Kaliforni.

Princ Harry mund të ketë fatin e Edward VIII. Historia

Intervista e tyre bombë me Oprah Winfrey në Mars të vitit 2021, marrëveshja fitimprurëse me Netflix dhe marrëveshjet e tyre përkatëse për librat e kanë mbajtur çiftin në sy të publikut. Princi Harry njoftoi se do botonte kujtimet e tij përmes Penguin Random House në vitin 2022, duke shkruar 'si njeriu ai ishte bërë' dhe jo si 'princi që ai kishte lindur'.

Ekspertët dhe historianët e krahasuan librin e Harry dhe kujtimet e tij me xhaxhain e madh të tij, i cili shkroi gjithashtu historinë e tij në vitin 1951.

Por regjisori shton se në fakt Edward VIII nuk u pendua ndonjëherë për braktisjen e fronit për hir të dashurisë dhe martesës me Simpson.

E përshkruar në atë kohë si një vepër unike në historinë e letërsisë, autobiografia e ish -mbretit Edward VIII u botua në shtator të vitit 1951, vetëm gjashtë muaj para vdekjes së vëllait të tij, mbretit George VI.

Po Harry do pendohet?

*Artikulli i Daily Mail, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.