Lajme nga Bota

Prezantueset në Afganistan shfaqen në TV të mbuluara

Prezantueset në Afganistan shfaqen në TV të mbuluara

Me urdhër të talebanëve, prezantueset dhe reporteret në televizione në Afganistan janë shfaqur të mbuluara. Një prezantuese tha se gratë që punonin në TV kishin rezistuar, por punëdhënësit e tyre ndiheshin nën presion.

Prezantueset në Afganistan shfaqen në TV të mbuluara

Të veshura me hixhabe dhe mbulesë që mbulonin krejtësisht fytyrën, veç syve, gratë dhanë lajmeve, por prezantuan edhe programe të tjera nëpër kanale të njohura si TOLOnews, Ariana Television, Shamshad TV dhe 1TV.

Pas marrjes së pushtetit vitin e kaluar, talebanët kanë vendosur gjithnjë e më shumë kufizime në jetën e grave. Në javët e fundit situata është përkeqësuar.