Lajme nga Bota

Presidenti Putin fajëson Evropën për krizën e çmimit të gazit

Presidenti Putin fajëson Evropën për krizën e çmimit

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka akuzuar Europën si fajtore për krizën aktuale të energjisë. Çmimet e larta të gazit nxitën akuza drejt Moskës, me arsyetimin e Moska zyrtare ka ndaluar furnizimet në formë presioni ndaj Perëndimit.

"Ata kanë bërë gabime," deklaroi Putin gjatë një takimi me zyrtarët rusë të energjisë.

Ai tha se një nga faktorët që ndikuan në çmime ishte përfundimi i kontratave afatgjata në favor të tregut spot.

"Sot kjo është absolutisht e qartë se kjo politikë është e gabuar," tha Putin.

Çmimet evropiane dhe britanike të gazit u rritën sot me më shumë se 25%, të fuqizuar nga rritja e kërkesës para dimrit në hemisferën veriore.

Kritikët kanë akuzuar Moskën për kufizimin e qëllimshëm të furnizimit me gaz në Evropë në një përpjekje për të shpejtuar nisjen e projektit Nord Stream 2, që lidh Rusinë me Gjermaninë.

Më herët zëdhënësi i Putin, Dmitry Peskov i mohoi këto pretendime.

"Para së gjithash ne nuk mendojmë, por ne këmbëngulim që Rusia nuk ka dhe nuk mund të ketë ndonjë rol në atë që po ndodh në tregun evropian të gazit. Rusia ka përmbushur, po përmbush dhe do të vazhdojë të përmbushë me përgjegjësi të gjitha detyrimet e saj sipas kontratave ekzistuese".

Gjigandi energjetik rus Gazprom njoftoi muajin e kaluar se tubacioni prej 10 miliardë eurosh (12 miliardë dollarë) ishte përfunduar dhe funksionimi i tij do të ndihmojë në luftën ndaj krizës energjetike në Evropë.

*Artikulli i Moskow Times, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Tiranapost.al.