Lajme nga Bota

Presidenti i rajonit të Campanias: Bravo për disiplinën por duhet që në fund të muajit të mos lëmë njerëzit pa bukë. Propozon masa ekonomike

Presidenti i rajonit të Campanias: Bravo për disiplinën por duhet

Pandemia e koronavirusit u ka dhënë një goditje ekonomike të gjitha shteteve të prekura, dhe një izolim i dytë që shumë shtete europiane e kanë marrë jo në nivel kombëtar por sipas zonave me rrezik nga përhapja e infeksionit, rrezikon rritjen e nivelit të papunësisë dhe faliment të bizneseve.

Kjo çështje ekonomike tepër me rëndësi për qytetarët mori fokusin e presidentit të rajonit të Campanias, me qendër Napolin i cili bën thirrje për një plan ndihmës socio-ekonomik në nivel kombëtar; që përveç shpëtimit të jetës, njerëzit duhet të kenë edhe bukë në fund të muajit!

Corriere della Sera ka zbardhur deklaratën e Vincenzo De Luca, i cili thotë:

‘Së pari, le të sqarojmë se 90% e qytetarëve të Napolit kanë dhënë një provë të jashtëzakonshme të vetë-disiplinës dhe përgjegjësisë në muajt e fundit. Të sqarojmë se ekziston edhe një sëmundje e thellë sociale që meriton respekt, mirëkuptim dhe përgjigje konkrete dhe të shpejta socio-ekonomike.

Përveç shpëtimit të jetës, njerëzit duhet të kenë edhe bukë në fund të muajit. Pra, le të mos humbasim kohë, le të hartojmë një plan të ndihmës socio-ekonomike në nivelin kombëtar që do t'u japë qetësi familjeve dhe bizneseve ".

Dy netë më parë, në Napoli pati protesta për shkak të masave kundër Covid. Protestusit akuzuan qeverinë se po nuk po bën asgjë për ta.