Lajme nga Bota

Prej dy javësh në spital, familja mbretërore me gishta të kryqëzuar për princin Philip

Prej dy javësh në spital, familja mbretërore me gishta të

Dukesha e Cornwall ka treguar se gjendja e princit Philip po përmirësohet pak, por trajtimi i tij i shkakton dhimbje. Teksa ndodhej në një vizitë në qendër vaksinimi në Croydon të Londrës, ajo tha se familja mbretërore po mban gishtat e kryqëzuar, duke shpresuar për shërimin sa më të shpejtë të tij.

Burri i Mbretëreshës, i cili është tre muaj larg ditëlindjes së tij të 100-të, është i shtruar prej dy javësh në spital. Kjo është dhe hera e parë e qëndrimit të tij më gjatë në shtratin e një spitali. Mjekët po e trajtojnë për infeksion, dhe gjithashtu po e monitorojnë në zemër, për shkak se më parë ka pasur probleme dhe ka kryer edhe një ndërhyrje.

Prej dy javësh në spital, familja mbretërore me gishta të

Princi u transferua në Spitalin St Bartholomew diën e hënë pasi qëndroi 13 netë në spitalin e Mbretit Edward VII.

Princi Charles aktualisht është i vetmi anëtar i Familjes Mbretërore që viziton Filipin në spital. Kjo pasi vizitorët janë të mirëpritur vetëm në rrethana të jashtëzakonshme. Ndërsa Mbretëresha mbetet e azhurnuar për gjendjen e bashkëshortit të saj dhe pret që ai të dalë nga spitali.

*Tiranapost.al.