Politikani danez mesazh Trump-it për blerjen e Groenlandës: Ik mbushu

E Enjte 23 Janar 2025, 17:24
TiranaPost
Anders Vistisen, një anëtar danez i Parlamentit Evropian, i drejtoi një deklaratë të hapur ish-presidentit amerikan Donald Trump, duke i thënë se Groenlanda nuk është në shitje.
Deklarata e tij erdhi pas planeve të përsëritura të Trump-it, edhe përpara marrjes së detyrës, për të zgjeruar Shtetet e Bashkuara duke përfshirë Groenlandën.
Gjatë një sesioni të Parlamentit Evropian, Vistisen e bëri të qartë që blerja e Groenlandës nuk është një opsion.
“President Trump, dëgjo me kujdes,” tha ai. “Groenlanda ka qenë pjesë e mbretërisë daneze për 800 vjet. Ajo është një pjesë e integruar e vendit tonë.”
“Groenlanda nuk është në shitje,” shtoi ai. “Le t’jua them me fjalë që mund t'i kuptoni. Zoti Trump: Ik mbushu.”