Tech

Policia kërcënon përdoruesit e rrjetit social OnlyFans për publikimin materialeve të turpshme

Policia kërcënon përdoruesit e rrjetit social OnlyFans për

Policia e Singaporit ka akuzuar një krijues të OnlyFans për përmbajtje të turpshme, duke shkaktuar frikë tek përdoruesit e tjerë të aplikacionit. Krijuesit e tjerë të përmbajtjeve janë në rrezik pas arrestimit të ndikuesit Titus Low, dhe të shqetësuar se rrjedha e tyre e të ardhurave mund të zhduket së shpejti për shkak të ligjeve 'të vjetruara'. Është hera e parë që një krijues përmbajtjesh është përballur me ndëshkim në Singapor për shpërndarjen e postimeve të tilla në platformë.

“Teknikisht, unë do të mendoja se 80% e njerëzve janë kriminelë sipas atij ligji pasi shumica prej nesh kanë shkarkuar pornografi më parë, ose nëse i keni dërguar ndonjëherë një foto të ndyrë partnerit tuaj, edhe ky është një krim," thotë një ndikuese e platformës.

Ka një efekt drithërues në komunitetin OnlyFans, thotë një tjetër ndikuese e platformës, që përdor pseudonimin LucyToday. Postimet e kësaj të fundit kanë natyrë seksuale dhe përfshijnë edhe imazhe nudo. “Unë dhe krijuesit e tjerë të përmbajtjes jemi të shqetësuar”.

OnlyFans është një shërbim me pagesë që lejon krijuesit të postojnë materiale të çfarëdolloj forme, art, muzikë, ushqim dhe përmbajtje për të rritur. I krijuar në vitin 2016, sot numëron mbi 150 milionë përdorues të cilët kërkuan mënyra për të monetizuar postimet e tyre, sidomos gjatë pandemisë.

Tiranapost.al