Lajme nga Bota

Po tani kush do kujdeset për këto bebe? Pyetja e një nëne nga Teksasi, ku aborti është i ndaluar

Po tani kush do kujdeset për këto bebe? Pyetja e një nëne

Dy ditë pasi Gjykata e Lartë rrëzoi “Roe kundër Wade”, një grua 27-vjeçare lindi fëmijën e saj të katërt. Gruaja, e cila kërkoi të identifikohej me inicialin e saj të parë, T. ishte larguar nga abuzimi në familje dhe i ishte mohuar një abort. Djali i saj është ndër të parët nga shumë foshnja të tjera që do të priten pas shfuqizimit të “Roe”.

Një në 10 persona të moshës riprodhuese në Amerikë jeton në Teksas, shtet i cili së shpejti do të ndalojë thuajse tërësisht abortin. Shteti ka një shkallë të lartë të vdekshmërisë amtare dhe foshnjore gjithashtu. Udhëheqja konservatore e Teksasit ka shpenzuar dekada duke kufizuar aksesin e abortit. Tani, edhe disa avokatë kundër abortit thonë se shteti i tyre është mjerisht i papërgatitur për një rritje të mundshme të lindjeve në mesin e grave të varfra.

“Ne duam të kufizojmë abortet”, tha Aubrey Schlackman, themelues i Blue Haven Ranch, një organizatë jofitimprurëse e krishterë që ofron strehim dhe ndihmë për T. dhe gra të tjera në kushtet e saj.

Megjithatë asnjë organizatë, e as të mbledhura të gjitha bashkë nuk mund të përballojnë fluksin e fëmijëve që do të lindin. Kush do të kujdeset për ta?

T. ka një mesazh për ligjvënësit e Teksasit: “Ju nuk e dini se çfarë është më e mira për çdo familje. Ju nuk më mbrojtët mua dhe fëmijët e mi. Unë i mbroj vetë fëmijët e mi. Vetëm një nënë mund të dijë se çfarë është më e mira për veten dhe familjen e saj. Dhe nëse do t'i detyroni gratë të kenë të gjitha këto foshnje që nuk janë gati për t'i pasur, atëherë ju duhet të ofroni mbështetje për gratë dhe fëmijët e tyre pas lindjes së foshnjave.”

*Përshtatur në shqip nga Tiranapost.al