Lajme nga Bota

Plani për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë! Elon Musk kritikohet pas postimit në Twitter

Plani për paqe mes Ukrainës dhe Rusisë! Elon Musk kritikohet pas

Biznesmeni miliarder Elon Musk është kritikuar ashpër pasi postoi një seri postimesh në Twitter për pushtimin rus të Ukrainës.

Të hënën në mbrëmje, Musk shkruajti në Twitter se për të arritur paqen midis Ukrainës dhe Rusisë duhet të ketë një "ribërje" të referendumeve nën mbikëqyrjen e OKB-së në katër zona të Ukrainës lindore të aneksuara ilegalisht nga Rusia.

Musk tha se Rusia të largohet nga ato zona nëse ky është vullneti i popullit.

Ai tha gjithashtu se Krimea, e aneksuar ilegalisht nga Rusia në 2014, duhet të bëhet formalisht pjesë e Rusisë, siç ka qenë që nga viti 1783 (deri në gabimin e Hrushovit), duke iu referuar dekretit të vitit 1954 të lëshuar nga kryeministri i atëhershëm sovjetik Nikita Hrushovi.

Shefi i Tesla-s, Elon Musk shtoi gjithashtu se Ukraina duhet të qëndrojë neutrale.

Cili ka qenë reagimi?

Në përgjigje të postimeve të Musk në Tëitter, Zelenskyy postoi një sondazh në Tëitter duke pyetur ‘cili Elon Musk ju pëlqen më shumë?’ me opsionet ‘Ai që mbështet Ukrainën’ apo ‘Ai që mbështet Rusinë’.