Lajme nga Bota

Plaga e hapur në Lindjen e Mesme! Gjithçka duhet të dini për konfliktin Izrael-Palestinë

Plaga e hapur në Lindjen e Mesme! Gjithçka duhet të dini

Tensionet e fundit me vrasje e dhunë mes izraelitëve dhe palestinezëve po ndodhin sepse konflikti i hershëm mes dy palëve është lënë i pazgjidhur.

Ky konflikt është një plagë e hapur dhe e vjetër për Lindjen e Mesme, dhe sa herë ngacmohet kjo plagë, përfundimi është i njëjtë: Përshkallëzim, goditje me raketa, sulme ajrore dhe vdekje!

Fakti që konflikti në vitet e fundit nuk ka zënë vend në titujt e mediave ndërkombëtare nuk do të thotë se lufta ka mbaruar. Çështjet nuk ndyshojnë, as urrejtja dhe hidhërimi: Dhe as brezat që bëhen pjesë e konfliktit dhe deri në vdekje.

Për më shumë se një shekull, hebrenjtë dhe arabët kanë luftuar të jenë zotërit e tokës midis lumit Jordan dhe Detit Mesdhe. Izraeli iu ka shkaktuar një seri humbjesh dërrmuese palestinezëve që kur u bë i pavarur në vitin 1948, por ende nuk mund të fitojë.

Plaga e hapur në Lindjen e Mesme! Gjithçka duhet të dini

Ndërsa konflikti vazhdon, asnjëra palë nuk mund të jetë e sigurt. E vetmja siguri është se çdo disa vjet do të lindë një krizë serioze dhe e dhunshme. Modeli i konfliktit gjatë 15 viteve të fundit ka përfshirë shpesh konfrontime nëpër telat që ndajnë Gazën nga Izraeli.

Plaga e hapur në Lindjen e Mesme! Gjithçka duhet të dini

Tensioni i fundit shërben si një kujtesë që ngjarjet në Jeruzalem dhe vendet e tij të shenjta kanë një aftësi të pakonkurueshme për të ndezur dhunën.

Plaga e hapur në Lindjen e Mesme! Gjithçka duhet të dini
Jeruzalem
Plaga e hapur në Lindjen e Mesme! Gjithçka duhet të dini
Izrael

Shenjtëria e qytetit për të krishterët, hebrenjtë dhe myslimanët nuk është vetëm një çështje fetare. Vendet e shenjta hebre dhe myslimane janë gjithashtu simbole kombëtare. Gjeografikisht ato janë, një gur larg njëri tjetrit.

Izraelitet janë përpjekur të dëbojnë palestinezët nga shtëpitë e tyre në Sheik Jarrah. Është konkretisht një lagje palestineze jashtë mureve të Qytetit të Vjetër, me tokë dhe pronë të pretenduar nga grupet e kolonëve hebrenj në gjykatat izraelite.

Por kjo është më shumë sesa një mosmarrëveshje për shtëpi. Kjo vjen pas viteve të qeverive të njëpasnjëshme izraelite që ndjekin objektivin strategjik për ta bërë Jeruzalemin më hebre.

Vendbanimet e mëdha për hebrenjtë u ndërtuan në tokë të okupuar dhe sipas kundërshtarëve gjithçka është kryer duke shkelur ligjin ndërkombëtar. Në vitet e fundit qeveria dhe grupet e kolonëve kanë punuar për të vendosur izraelitët hebrenj në zonat palestineze pranë Qytetit të Vjetër të rrethuar me mure.

Në javët e kaluara policia izraelite u tregua e ashpër ndaj palestinezëve në muajin e shenjtë të Ramazanit, duke kulmuar me përdorimin e gazit dhe granatave të hedhura brenda xhamisë al-Aqsa, vendi më i shenjtë për myslimanët pas Mekës dhe Medinës.

Plaga e hapur në Lindjen e Mesme! Gjithçka duhet të dini

Plaga e hapur në Lindjen e Mesme! Gjithçka duhet të dini

Hamasi ndërmori hapin e pazakontë për ta, duke i dhënë një ultimatum Izraelit që të largojë forcat e tij nga kompleksi al-Aksa dhe nga Sheik Jarrah, dhe më pas hodhi raketa në Jeruzalem.

Plaga e hapur në Lindjen e Mesme! Gjithçka duhet të dini

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu shkroi në Twitter se organizatat terroriste në Gaza kaluan vijën e kuqe dhe se Izraeli do të përgjigjet me forcë të madhe.

E vërteta është se ngjarje të tilla të dhunshme do të ndodhin përsëri për sa kohë konflikti mbetet i pazgjidhur. A ka ndonjë ndjenje shprese në Jeruzalem që të dy palët të gjejnë një mënyrë për të bashkëjetuar në paqe? Është shumë e vështirë të gjendet një përgjigje.

Në vitet 1990 nisi në Oslo një proces për paqe, dhe pasi një moment shprese, por nuk zgjati shumë. Udhëheqësit në të dy palët kanë luftuar betejat e tyre politike të brendshme, duke u përqendruar në ruajtjen e pozicioneve të tyre, kur çështja më e madhe për çdo udhëheqës palestinez ose izraelit duhet të jetë paqja. Kjo sfidë nuk është adresuar seriozisht për vite me radhë.

Përkthyer nga Tiranapost.al.