Lajme nga Bota

Piloti grek që vrau gruan në gjumë dënohet me 27 vite burg, flasin prindërit e saj

Piloti grek që vrau gruan në gjumë dënohet me 27 vite burg,

Babis Anagnastopoulos është dënuar me 27 vite burg. Dënimin do të kryejë në një nga burgjet më famëkeq të Evropës, që gjendet në Greqi. Prindërit e Caroline-s kanë folur për mediat pas dhënies së dënimit.

“Asnjë dënim nuk e rikthen vajzën tonë, por jemi të kënaqur që gjykatësi nuk besoj gënjeshtrat e tij në gjyq. Kur ai të përfundojë dënimin e tij, të cilit shumë njerëz mendojnë se mund të mos i mbijetojë, do të jetë një njeri i ndryshuar, një njeri i thyer, shumë më i vjetër se mosha e tij reale. Tani që fati i tij është zgjidhur, Susan dhe unë mund të vazhdojmë përpara. Kam ndërmend të ndryshoj mbiemrin e Lidias. Do t`i vë atë të nënës së saj në mënyrë që ajo të mos lidhet kurrë me këtë krijesë të urryer. Unë do të sigurohem që ai kurrë të mos e shohë vajzën e tij ose të ketë ndonjë kontakt me të”, tha babai i Caroline-s.

Caroline, 19 vjeç u vra në gjumë nga bashkëshorti i saj pilot. Më pas, vrasësi u përpoq të inskenonte një vjedhje në vilën e tyre dhe dëklaroi se ishin disa hajdutë, që flisnin shqip, të cilët ia vranë gruan. Mashtrimi u zbulua shpejt, por shkaqet që e çuan drejt këtij akti, në prani të vajzës së tyre 11 muajshe, mbeten të paqarta.

Babis u dënua me 16 vjet për vrasjen e gruas së tij dhe 11 vjet e gjysmë për vrasjen e qenit të tyre si dhe mashtrimin e drejtësisë.

Ai do ta vuajë dënimin në Korydallos, burg i sigurisë maksimale, i cili njihet për mbipopullimin, dhunën e bandave dhe strehimin e terroristëve anarkistë. Ai do të kalojë rreth 27 vite pas hekurave dhe nëse reziston do të dalë nga burgu kur të jetë 63 vjeç.