Lajme nga Bota

Përsëritet historia/ Policët rrahin për vdekje një 29-vjeçar me ngjyrë

Përsëritet historia/ Policët rrahin për vdekje një

“S`mund të marrë frymë”, pëshpëriste për ndihmë George Floyd, kur një polic i vuri këmbën mbi qafë, deri vdiq.

Historia është përsëritur. Vetëm se thirrjet këtë herë ishin: O ma, o nëna ime.

Përsëritet historia/ Policët rrahin për vdekje një

Departamenti i Policisë së Memphisit ka publikuar pamjet tronditëse të kamerave të trupit të pesë oficerëve të policisë që rrahin për vdekje Tire Nichols, pasi e ndaluan në rrugë, për drejtim të pakujdesshëm të automjetit.

Videoja e publikuar të premten në mbrëmje tregon Nichols, 29 vjeç, duke qarë për nënën e tij disa herë, i cili ndodhi vetëm 80 metra larg shtëpisë së tij.

Goditje me shkelma, me shkop dhe spërkatje me piper në fytyrë. Ambulanca erdhi më pas dhe pas qëndrimit në spital për një orë e gjysmë, vdiq.

Përsëritet historia/ Policët rrahin për vdekje një

Të pesë oficerët e përfshirë në vrasje përballen tani me akuza për vrasje të shkallës së dytë.

Policia në të gjithë vendin është përgatitur për trazira të mundshme, të dhunshme.

Ngjarja ka ndodhur në 7 janar, por tani është publikuar.