Lajme nga Bota

Përse Merkel nuk e ka bërë vaksinën si shumica e liderëve botërorë

Përse Merkel nuk e ka bërë vaksinën si shumica e

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk e ka bërë vaksinën si shumica e liderëve botërorë. Kur u pyet për vendimin e saj Merkel listoi arsyet:

“Unë jam 66 vjeç dhe nuk bëj pjesë në grupin e rekomanduar për Astra-Zeneca”.

Pastaj Merkel shton se ka preferuar që njerëz të tjerë,të moshuar dhe më të ekspozuar nga virusi ta bëjnë para saj.

“Unë nuk dua te infektohem me koronavirus dhe po bëj gjithçka për ta parandaluar atë. Unë personalisht njoh njerëz që janë goditur rëndë, të cilët mezi e kanë përballuar sëmundjen. Njerëzit e tjerë gjithashtu mund të pësojnë dëme të rënda afatgjata. Së pari duhet të vaksinohen të moshuarit, ata me sëmundje të tjera dhe gjithashtu njerëzit që janë në kontakt të ngushtë me njerëz të infektuar. Ky është një urdhër i arsyeshëm të cilit dua t’i përmbahem.”