Lajme nga Bota

Përmbytje masive në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore, më të këqijat në 30-vjet

Përmbytje masive në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore,


Vendet e Evropës Qendrore e Lindore po goditen nga përmbytjet më të këqija në pothuajse 30 vjet. Shërbimet e urgjencës po përballen me reshjet e rrëmbyeshme, që frynë lumenjtë dhe dëmtuan mijëra shtëpi.

Të paktën 4 persona në Rumaninë lindore janë gjetur të vdekur dhe qindra persona kanë mbetur të bllokuar në zonat e përmbytura.

Përmbytje masive në vendet e Europës Qendrore dhe Lindore,

Ndërkohë një person ka vdekur nga mbytja në Poloni, konfirmoi të dielën kryeministri Donald Tusk, ndërsa dhjetëra njerëz u evakuuan të shtunën nga dy fshatra pranë qytetit Nysa, në pellgun e lumit Nysa, pasi meteorologët paralajmëruan për reshje të paprecedentë dhe nivelet e ujit në disa lumenj në zonë u rritën ndjeshëm.

Në Republikën Çeke, përmbytjet kanë çuar në evakuimin e 51,000 familjeve në zonat veriore të vendit janë goditur nga ndërprerjet e energjisë.

Në Republikën Çeke, një digë shpërtheu të shtunën në rajonin e Bohemisë Jugore të vendit. Ministri i Mjedisit Petr Hladik u kërkoi atyre në zonat më të goditura të përgatiten për të lënë shtëpitë e tyre.