Përmbytet Sidnej. 50 mijë njerëz largohen nga shtëpitë

E Mërkurë 6 Korrik 2022, 09:52
TiranaPost
Rreth 50,000 njerëzve u është kërkuar të evakuohen nga shtëpitë e tyre për shkak të përmbytjeve që kanë goditur Sidnein për të tretën herë që prej fillimit të vitit.
Rrugët e qytetit janë mbyllur, disa shtëpi janë nën ujë dhe mijëra njerëz kanë mbetur pa energji elektrike.
Përmbytjet në të gjithë Australinë vranë më shumë se 20 njerëz këtë vit.
Banorët e 50 zonave të tjera janë paralajmëruar të përgatiten për t'u larguar, për shkak të vërshimit të disa lumenjve të mëdhenj. Moti i keq po prek edhe rajonet fqinje të Hunter dhe Illaëarra.
Sipas Shërbimit të Meteorologjisë, 800 mm shi ra në katër ditë në pjesë të NSË, gati një e treta më shumë se mesatarja e reshjeve që bie në qytet gjatë një viti.