Lajme nga Bota

Përkeqësimi i situatës së COVID-19! Italia ashpërson masat në disa rajone

Përkeqësimi i situatës së COVID-19! Italia ashpërson

Rritja e numrit të të infektuarve në nivele shqetësuese si dhe hyrja e varianteve të reja të virusit në vend, ka detyruar Italinë që të prezantojë kufizime të reja për të luftuar pandeminë e COVID-19.

Lokalet dhe restorantet do të mbyllen në të 20 rajonet të cilat aktualisht klasifikohen në zonën e kuqe dhe vetëm dyqanet esenciale si supermarketet do të lejohen të operojnë. Ndërkohë qytetarët e këtyre rajoneve nuk do të lejohen të largohen nga qytetet e tyre me përjashtim të rasteve emergjente shëndetësore. Qeveria italiane ka lajmëruar se rregullat e reja do të vijnë në fuqi ditën e hënë.

Kujtojmë se përgjatë javës së fundit ka pasur një rritje mesatare prej 35% të infektimeve çdo ditë, një shifër tejet alarmante kjo, sidomos në kushtet kur variantet e reja të COVID janë më agresive dhe prekin edhe të rinjtë.

tiranapost.al