Lajme nga Bota

Përjashtohen nga karantina të gjithë mjekët në Norvegji që marrin dozën e parë të vaksinës AstraZeneca

Përjashtohen nga karantina të gjithë mjekët në Norvegji

Personeli shëndetësor në Norvegji të cilët kanë marrë dozën e parë të vaksinës AstraZeneca dhe kanë funksione thelbësore në institucionet shëndetësore do përjashtohen nga futja në karantinë. Vendimi u mor pas rekomandimit të Institutit Norvegjez të Shëndetit Publik, Drejtorisë Norvegjeze të Shëndetit dhe Agjencisë së Barnave.

Kjo pasi studimet klinike kanë treguar se vaksina AstraZeneca ofron mbrojtje adekuate nga 22 ditë dhe deri në 12 javë nga injektimi i vaksinës. Ndërsa doza e dytë e vaksinës konsiderohet thelbësore pasi sipas ekspertëve ofron një mbrojtje më të madhe dhe më të qëndrueshme.

Ministri Norvegjez i Shëndetësisë dhe Shërbimeve të Kujdesit, Bent Hoie tha:

‘Unë jam i kënaqur që njerëzit plotësisht të vaksinuar mund të fillojnë të punojnë menjëherë pasi të kenë rezultuar negativë ndaj infektimit gjatë kësaj faze. Kjo kontribuon që të mos ketë mungesë të personelit ndaj shërbimeve në spitale’.

Për të mbajtur nën kontroll situatën COVID-19, autoritetet norvegjeze kanë vendosur masa më të ashpra, përfshirë personelin shëndetësor.

Një skemë e re ka funksionuar që nga data 20 Shkurt, duke lejuar kompanitë të sjellin punonjës të sektorit të shëndetësisë në zona të ndryshme të Norvegjisë, përfshirë ata me ekspertizë teknike dhe ata që kërkohen për të mbledhur, çmontuar, inspektuar, riparuar, mirëmbajtur ose informuar në lidhje me përdorimin e pajisjeve teknike.

Sidoqoftë, punonjësit e sektorit shëndetësor janë ende të detyruar të paraqesin një test negativ pas mbërritjes në Norvegji. Ata duhet të mbajnë maskë dhe të jenë shumë të kujdesshëm në ruajtjen e distancës gjatë periudhës së vetë-izolimit. Personeli shëndetësor duhet të qëndrojë i izoluar vetëm në kohën e lirë, dhe duhet të dokumentojnë se kanë bërë vaksinën.

Më parë, qeveria norvegjeze njoftoi se shtetasit e Finlandës dhe Suedisë që duan të hyjnë në Norvegji për të punuar do të përjashtohen nga kufizimet e hyrjes për sa kohë që plotësojnë kërkesat.

Udhëtarët e përditshëm do duhet të paraqesin një test negativ të koronavirusit, dhe ata duhet të hyjnë në Norvegji brenda 14 ditëve nga marrja e konfirmimit të hyrjes.

“Qeveria tani ka vendosur një skemë të bazuar në këshillat profesionale të kontrollit të infeksionit që bën të mundur që udhëtarët nga Suedia dhe Finlanda të hyjnë për punë në Norvegji. Ky është një lajm i mirë për ata që udhëtojnë ”, tha Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale Torbjirn Roe Isaksen.

Deri më tani, Norvegjia ka regjistruar 74,942 raste të COVID-19, 632 njerëz kanë vdekur, 66,014 njerëz janë shëruar dhe 8,296 raste janë aktualisht aktive.

*Tiranapost.al.