Përhapja e COVID detyron aeroportin e Londrës të ndalojë fluturimet deri të dielën

E Martë 26 Shtator 2023, 12:31
TiranaPost
Aeroporti Gatwick i Londrës po përballet me ndërprerje të fluturimeve këtë javë - por këtë herë, kjo nuk është për shkak të grevave.
Punonjësit në aeroportin e dytë më të madh të Mbretërisë së Bashkuar janë goditur nga COVID-19 dhe deri të dielën, në Gatëick është vendosur një kufi prej 800 fluturimesh në ditë për të ruajtur sigurinë.
Aeroporti thotë se shpreson se kufijtë do ta ndihmojnë atë të shmangë anulimet e minutës së fundit.
Rreth një e treta e stafit janë infektuar me Covid.