Përgjaket festa e maturës në Virxhinia. 2 të vdekur dhe 5 të plagosur

Dy persona janë vrarë dhe pesë të tjerë janë plagosur nga të shtënat gjatë një ceremonie të diplomimit të shkollës së mesme në Richmond, Virxhinia.
Të shtënat jashtë Teatrit Atria i detyruan studentet me fustane diplomimi të vrapojnë për jetën.
Të shtënat ndodhën gjatë një ceremonie për shkollën e mesme Huguenot.
Një tjetër diplomim i planifikuar për të martën u shty dhemësimi është anuluar.
Viktimat janë një 18-vjeçar i cili ishte pjesë e klasës së maturantëve dhe babai i tij 36-vjeçar. Policia ende nuk ka bërë të ditur identitetin e tyre.
Një i dyshuar 19-vjeçar është marrë në paraburgim, sipas shefit të policisë së Richmond, Rick Edwards. Ai tha se policia beson se ai e njihte të paktën njërin nga viktimat.
"Një nxënës duhet të jetë në gjendje të shkojë në diplomim, të parakalojë dhe të shijojë arritjen me miqtë dhe familjet e tij," tha ai, duke e quajtur të shtënat një "akt egoist".