Lajme nga Bota

Perëndimi “shtrëngon rripin”, por plani 5-vjeçar i Kinës është një bombë ekologjike

Perëndimi “shtrëngon rripin”, por plani 5-vjeçar i

Marrëveshja Klimatike e Parisit, taksa mbi karburantet, miliarda dollarë dhe euro për sensibilizim dhe projekte ekologjike... Europa Perëndimore dhe SHBA (veçanërisht përpara pandemisë) vendosën në krye të axhendës publike dhe marrëdhënieve multilaterale çështjet e klimës dhe mbrojtjes së mjedisit. Megjithatë, ndotësi nr.1 në botë me gazra të dëmshëm, Kina ka përpiluar planin e radhës 5-vjeçar për ekononominë (duke qenë shtet komunist me ekonomi të centralizuar është shteti ai që dikton çmimet, çfarë dhe sa do të prodhohet) është një katastrofë e vërtetë për ambjentin.

Sipas analistëve që e kanë marrë në shqyrtim një zbatim i këtij plani do të rezultonte në një shtim të emisioneve të dioksid karbonit me 18% çdo dy vjet dhe industritë e ndaluara në perëndim si ajo e qymyrit do të pësonin një rritje të ndjeshme. Për më tepër në fushën bujqësore plani 5-vjeçar parashikon përdorimin e më shumë serrave dhe praktika agrikulturore që janë të dëmshme për mjedisin dhe që ka efekte jo vetëm në Kinë, por në të gjithë globin.

Pyetja që shtrohet është sa kohë duhet që shtresa e mesme europiane të paguajë për ndotjet e shkaktuara nga Kina e cila përveç se ka marrë pjesën më të madhe të prodhimit europian dhe amerikan të produkteve industriale, faturon botën edhe me më shumë gazra të dëmshëm se kurrë më parë në histori.

Tiranapost.al