Lajme nga Bota

Pelosi nga Tajvani: Erdhën për ta bërë të qartë se nuk do t`ju braktisim

Pelosi nga Tajvani: Erdhën për ta bërë të qartë se

Nancy Pelosi ka dhënë një mesazh të qartë nga zyra presidenciale nga Tajvan. Teksa kishte vizituar Presidenten Tsai Ing-wen, Pelosi tha:

“Sot, delegacioni ynë… erdhi në Tajvan për ta bërë të qartë se nuk do të braktisim angazhimin tonë ndaj Tajvanit dhe ne jemi krenarë për miqësinë tonë të qëndrueshme. Tani më shumë se kurrë, solidariteti i Amerikës me Tajvanin është vendimtar dhe ky është mesazhi që ne po sjellim këtu sot”.

Vizita e Pelosit në Tajvan ka nxitur tensionet me Kinën që ka paralajmëruar se nuk do të qëndrojë duarkryq.