Lajme nga Bota

Pas një viti, Izraeli i jep fund mbajtjes së maskës

Pas një viti, Izraeli i jep fund mbajtjes së maskës

Pas një viti, Izraeli është çliruar totalisht nga maskat. E diela e djeshme ishte dita e parë pas më shumë se 365 ditësh që maska nuk ishte e detyruar.

Qeveria vendosi t`i lehtësojë masat për shkak të fushatës së suksesshme të vaksinimit. Deri tani kanë marrë dozën e parë më shumë se 5.34 milionë njerëz.

Thënë ndryshe, kjo shifër përbën 61.7% të popullsisë së përgjithshme të 9.3 milionë banorëve.

Ndërkaq, 57.4% kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Të dhënat e 17 prillit treguan se pati vetëm 14 raste të reja infektimesh dhe asnjë viktimë.

Izraeli ka hapur gjithashtu shkollat dhe universitetet.

“T`u sigurosh njerëzve jetën është një formë lirie. Por është akoma më e këndshme nëse s`të duhet ta kesh fytyrën të mbuluar gjatë gjithë kohës. Unë do martohem pas dy javësh dhe jam e lumtur që do mund të festoj me të gjithë ata që dua. E mbi të gjitha pa maska fotot do jenë super”, thotë Eliana Gamulka, një shitëse në Jaffa Stret, për Euronews.

*Artikulli i Euronews u përshtat në shqip nga Tiranapost.al