Pas misioneve hapësinore në hënë, indianët do të nisin anijen e parë kozmike drejt diellit

E Enjte 31 Gusht 2023, 20:00
TiranaPost
Organizata e Kërkimeve Hapësinore në Indi bërë të ditur se më 2 shtator do të nisin misionin e parë drejt Diellit. Anija kozmike që do të niset drejt Diellit është parashikuar të udhëtojë 1,5 milionë milje për të studiuar erërat diellore, të cilat mund të ndikojnë tek astronautët dhe teknologjia.
“Aditya-L1” do të vendoset rreth pikës “Lagrangiane 1” (L1) të sistemit Diell-Tokë, duke e lejuar anijen të vëzhgojë gjatë gjithë kohës Dielli. L1 është një zonë në hapësirë ku graviteti i diellit dhe i tokës balancojnë njëri-tjetrin.
Zona hapësinore është gjithashtu orbita e NASA-s dhe Observatorit Diellor dhe Heliosferës të ESA-s, që qëndron në atë hapësirë që prej vitit 1996. Ky mision vlerësohet rreth 1,27 miliardë dollarë.