Lajme nga Bota

Pas kërcënimit të Renzit edhe një kryebashkiaku në Itali i dërgohet një zarf me plumba

Pas kërcënimit të Renzit edhe një kryebashkiaku në

Ditën e djeshme cikli mediatik në Itali u pushtua nga lajmi i kërcënimit të ish-kryeministrit Matteo Renzi të cilit iu dërgua një zarf anonim me 2 plumba brenda.

Një ngjarje tjetër e ngjashme ka ndodhur në shtetin fqinjë edhe ditën e sotme teksa një zarf me tre plumba iu dërgua kryetarit të Bashkisë së San Severo, Francesco Miglio.

Miglio e ka denoncuar menjëherë ngjarjen tek autoritetet të cilat kanë nisur një hetim për identifikimin e dërguesve të mesazhit kërcënues. Kreu i Bashkisë në fjalë, ka reaguar duke thënë se ka besim tek institucionet e ruajtjes së rendit dhe se nuk trembet prej incidentit.

Nuk dihet ende nëse dy ngjarjet janë të lidhura dhe mbetet vetëm një investigim më i plotë për të zbuluar këtë gjë.

Tiranapost.al