Lajme nga Bota

Pas daljes së vaksinës, ky është problemi më i madh që OBSH ka

Pas daljes së vaksinës, ky është problemi më i madh

Shpërndarja! Shpërndarja e pabarabartë e vaksinave kundër Covid-19 mbetet problemi kryesor i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, tha në një konferencë shtypi se për ta ndaluar në mënyrë efektive Covid-19 është i nevojshëm vaksinimi i të gjithëve.

“Kjo duhet bërë së bashku, ne thjesht nuk mund të lëmë asnjë vend, asnjë komunitet prapa. OBSH-ja dhe partnerët e saj të nismës COVAX po bëjnë përpjekje të mëdha për të dërguar vaksina në çdo vend; ne kemi nevojë që çdo vend i aftë të kontribuojë, duke dhuruar dhe mbështetur qasjen e barabartë tek vaksina", thotë Kluge.

Nga 23.5 milionë doza të vaksinave që janë prodhuar, deri më tani janë shpërndarë në 10 vende. Ose thënë ndryshe 95% janë shpërndarë në 10 shtete dhe vetëm 5% në pjesën tjetër të botës.

Solidariteti në këto ditë është zgjidhja për të ecuar më shpejt drejt shërimit.