Lajme nga Bota

Pas Berlinit, edhe Mynihu ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca për personat nën 60 vjeç

Pas Berlinit, edhe Mynihu ndalon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Pas vendimit të rajonit të Berlinit për të ndaluar procesin e administrimit të vaksinave anti-COVID të kompanisë AstraZeneca për personat nën moshën 55-vjeçare, një vendim të ngjashëm ka marrë edhe rajoni i Mynihut.

Ky rajon ka vendosur që të mos lejojë administrimin e vaksinës për asnjë person nën moshën 60 vjeç. Vendimi i këtyre dy landeve ka ardhur pasi rregullatori gjerman i ilaçeve, Instituti “Paul Ehrlich” lajmëroi se ka konstatuar 31 raste mpirje gjaku, të njohur si trombozë e venave të sinusit cerebral dhe ka vënë re se shumica dërrmuese e këtyre rasteve kishin ndodhur tek të vaksinuar në moshat e reja dhe të mesme.

Kujtojmë se të njëjtin veprim ka bërë edhe Kanadaja para një jave, ndërkohë që shteti norvegjez po zhvillon një hetim të pavarur për të verifikuar sigurinë e vaksinës. Nga ana tjetër, në Mbretërinë e Bashkuar, vendin e origjinës të vaksinës AstraZeneca, 11 milion qytetarë kanë marrë vaksinën dhe nuk është raportuar asnjë rast me efekte anësore fatale.

Dukshëm, vendimi i EMA-s për të certifikuar vaksinën e Oksfordit, nuk ka mjaftuar për të garantuar të gjitha shtetet për sigurinë e saj.

Tiranapost.al