Lajme nga Bota

Pas BE-së dhe SHBA shton sanksionet ndaj Rusisë në shpagim të Navalny-t

Pas BE-së dhe SHBA shton sanksionet ndaj Rusisë në shpagim

Një javë pasi BE implementoi për herë të parë masa të përbashkëta sanksionimi kundër zyrtarëve të një shteti tjetër edhe SHBA ka ngrirë pasuritë si dhe ka ndaluar udhëtimet në vend të njerëzve të lidhur me regjimin e Putin. Sanksionet vijnë pasi apeli i Sekretarit të Shtetit Anthony Blinken për të liruar liderin opozitar Alexei Navalny ranë në vesh të shurdhët në Kremlin.

Në vendimin e DASH gjithashtu thuhet se trajtimi “barbar” i protestuesve të burgosur nga autoritetet e rendit ishte një tjetër indikator se standartet e të drejtave të njeriut kanë rënë në mënyrë të ndjeshme në Rusi.

Këto sanksione së bashku me sanksionet ekonomike të vendosura për aneksimin e Krimesë në vitin 2014 izolojnë Rusinë nga një pjesë e konsiderueshme e tregtisë kombëtare dhe e bën të pamundur që oligarkët të investojnë asetet e tyre në perëndim.

Tiranapost.al