Lajme nga Bota

Partia e Orban nuk pret përjashtimin, por largohet vetë nga PPE

Partia e Orban nuk pret përjashtimin, por largohet vetë nga PPE

Ashtu si dhe u raportua në Tiranapost ditën e shtunë, kreu i Partisë Popullore Europiane Manfred Weber kishte organizuar një mazhorancë të eurodeputetëve të tij për të përjashtuar partinë e kryeministrit hungarez Viktor Orban nga grupimi parlamentar i qendrës së djathtë. Përpjekja për largimin e “Fidesz” ka disa vite që ka nisur, por vetëm përgjatë kohëve të fundit u arrit konsensusi për vendimin e paprecedent që një parti politike të përjashtohet nga një grup europarlamentar.

Por, për të mos iu nënshtruar procesit të përjashtimit, njerëzit e Orban në Bruksel janë larguar vetë nga PPE me anë të një letre të shkurtët ku specifikonin se nuk do të lejonin procesin “qesharak” të votimit për përjashtim.

Pritet që Orban i cili u distancua nga partitë e qendrës së djathtë me qëndrimin e tij kundër refugjatëve dhe populizmin në drejtimin e Hungarisë, do i bashkohet grupit europarlamentar të ekstremit të djathtë ID (Identitet & Demokraci) ku bën pjesë dhe partia nacionaliste e Marine Le Pen.

Tiranapost.al