Parlamenti turk ratifikon anëtarësimin e Finlandës në NATO

E Premte 31 Mars 2023, 15:41
TiranaPost
Turqia ka ratifikuar sot anëtarësimin e Finlandës në NATO
Ligjvënësit turq mbështetën në mënyrë unanime anëtarësimin e vendit nordik, 2 javë pasi presidenti Recep Tayyip Erdogan dha konsensusin e tij.
Nënkryetari i Parlamentit deklaroi se kërkesa e Finlandës për anëtarësim u pranua me 276 vota nga 276 deputetë që ka Parlamenti turk dhe tashmë është kthyer në ligj.
Për sa i perket Suedisë, presidenti Erdogan ka bërë rezistencë për shkak akuzave se shteti nordik mbështet terroristët.