Kosova

Parlamenti i Kosovës kundërshton projektligjin e Kurtit “për martesat me të njëjtin seks”

Parlamenti i Kosovës kundërshton projektligjin e Kurtit

Parlamenti i Kosovës ka kundërshtuar një ligj të ri që do të lejonte çiftet e të njëjtit seks të krijojnë partneritete civile.

Vetëm 28 nga 120 deputetë votuan pro projektligjit të propozuar nga qeveria e kryeministrit të majtë Albin Kurti.

Qeveria e Kosovës kishte shpresuar të bëhej vendi i parë me shumicë myslimane që do të njihte bashkimet e të njëjtit seks.

Projektligji i propozuar ishte gjithashtu pjesë e reformave të gjera të kodit civil të Kosovës, të mbështetur nga Bashkimi Evropian.

Kryeministri Kurti u kishte kërkuar deputetëve që ta miratojnë projektligjin sepse “të drejtat ju takojnë të gjithëve”.

Por pas debatit të ashpër, disa deputetë - duke përfshirë ligjvënës nga Vetëvendosje e Kurtit -- votuan kundër legjislacionit.

"Vetëm martesa e seksit të kundërt [është] e pranueshme," tha Labinote Demi Murtezi, "çdo lidhje përtej këtij kombinimi konsiderohet shthurje dhe degjenerim moral".

Në fillim të këtij muaji, delegacioni i BE-së në Prishtinë i kishte kërkuar parlamentit të Kosovës të miratojë një reformë të bashkimeve të të njëjtit seks, si dhe ligje të tjera për të drejtat e pakicave dhe biznesin.