Papa Françesku shtrohet në spital për një infeksion pulmonar

E Mërkurë 29 Mars 2023, 22:33
TiranaPost
Papa Françesku është shtruar në spital për një infeksion në mushkëri, sipas një deklarate nga Vatikani.
Zëdhënësi i tij Matteo Bruni tha se Papa Françesku kishte patur probleme me frymëmarrjen ditët e fundit dhe shkoi në spitalin Gemelli për analiza.
“Testet treguan një infeksion të frymëmarrjes (përjashtuar infeksionin Covid-19) që do të kërkojë disa ditë terapi mjekësore”, thuhet në deklaratën e Brunit.